Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Njihuni me dy nga shkencëtaret që mundësuan zhvillimin e vaksinave kundër Covid-19

Jetë 23/09/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nita Patel dhe Kizzmekia Corbett janë dy nga shkencëtaret të cilat ndihmuan në zhvillimin e vaksinave kundër Covid. Ekipi i Patel nuk udhëhiqet vetëm nga një grua, por pothuajse të gjitha janë gra. Sipas saj, gratë kanë një fuqi brenda vete dhe janë më këmbëngulëse në arritjen e qëllimeve.

Nita Patel, së bashku me shkencëtarët tjerë, po përpiqen të ndihmojnë në përfundimin e pandemisë Covid shkruan CBS News, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar KËTU

Dr. Nita Patel

Patel është një nga shkencëtaret kryesore të vaksinave në Novavax, kompani bioteknologjike në Maryland. Ekipi i saj nuk udhëhiqet vetëm nga një grua, mirëpo pothuajse të gjitha janë gra.

“Ato komunikojnë me njëra-tjetrën dhe shkojnë shumë mirë. Unë kurrë nuk kam parë ata të stresohen”, shtoi ajo.

Patel nuk është e vetmja.

Në Institutet Kombëtare të Shëndetit, edhe Kizzmekia Corbett ndihmoi në hartimin e vaksinës Moderna.

Dr. Kizzmekia Corbett

“Më thanë se isha një nga njerëzit e parë që hap një shishe të vaksinës”, tha Corbett.

Duke marr parasysh forcën e një gruaje, Patel ka një teori për këtë.

“Ne kemi një fuqi brenda nesh. Ne jemi shumë të orientuara drejt qëllimit, shumë këmbëngulëse në arritjen e këtij qëllimi”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, ajo bëri të ditur se shkenca është një fushë e jashtëzakonshme për gratë.

“Nuk ka kufi. Është hapësirë e pakufizuar. Është shumë argëtuese sesa njerëzit mund të mendojnë.”

Para fillimit të pandemisë, numri i grave në shkencë dhe inxhinieri po rritje. Si rrjedhojë, në dekadat e fundit pësoi rritje në 36 për qind.

Por, një studim i fundi theksoi se gratë në terren nuk janë imune ndaj presioneve të pandemisë.

Në lidhje me këtë të fundit, Patel u shpreh se mbajtja e një ekuilibri punë-jetë gjatë pandemisë ka qenë e vështirë për një grua.

“Stresi dhe ekuilibri punë-jetë me të cilën gratë me të vërtetë u përballën shumë në këtë pandemi, ka bërë që të largohen nga puna”

Së fundmi, Patel mban shpresat se një brez i ri frymëzues do të hyj shumë shpejt në shkencë.

“Gratë shpesh nuk e dijnë, mirëpo ju keni një forcë të jashtëzakonshme brenda jush. Duhet vetëm momenti i duhur për të gjetur atë”.

“Unë mendoj se në shkencë, ju mund ta bëni këtë”, tha ajo./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak1100 raste të reja me kancer janë regjistruar nga janari deri në shtator
Artikulli i rradhës Burri e sulmon infermieren në Kanada pasi ia dha gruas vaksinën “pa autorizimin e tij”

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.