Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1,977 testime të kryera janë konfirmuar 10 raste pozitive me Covid-19.
Në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 116 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 104 mijë.Deri më sot, numri i rasteve aktive është 627.
Mes tjerash është bërë e ditur se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,674 doza të vaksinës anti covid, kurse deri më sot 7,718 qytetarë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës anti covid./GazetaShneta/