Shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës i ka hedhur poshtë gjobat ndaj anëtarëve të Borit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar.
Inspektorati i Punës i kishte gjobitur anëtarët e Bordit të SHSKUK-së me nga dy mijë euro për mos zbatimin e vendimit për rikthimin e Basri Sejdiut në pozitën e drejtorit, pasi ishte shkarkuar në korrik të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Shneta.
Bordi ka ushtruar ankesë ndaj këtyre gjobave dhe Shkalla e dytë e IP-së i ka hedhur poshtë me një vendim të marr më datën 8 qershor, një kopje të të cilit e posedon Gazeta.
“Shfuqizohet vendimi i shkallës së parë të Inspektoratit të Punës dhe lënda kthehet në rishqyrtim dhe rivendosje”, thuhet në vendimin e shkallës së dytë.
Kujtojmë se Bordi i SHSKUK-së nuk e kishte ekzekutuar vendimin e Inspektoratit për rikthimin e Sejdiut në pozitën e drejtorit, pasi Gjykata Themelore e kishte shtyrë atë. Rasti shkoi deri në Supreme e cila e riktheu në rigjykim, por Themelorja dhe Apeli sërish vendosën njëjtë. /Gazeta Shneta/