Spitali i Përgjithshëm i Pejës gjatë 24 orëve të fundit, ka kryer gjithsej 17 ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme.
Sipas të dhënave të publikuara nga ky institucion shëndetësor, 563 pacientë kanë kryer vizita specialistike, ndërsa 38 janë pranuar për trajtim të mëtejshëm. Aktualisht, në spital po marrin shërbim 178 pacientë të shtrirë.
Në laboratorët e spitalit janë realizuar 3,245 analiza për 302 pacientë, ndërsa në repartin e maternitetit kanë ardhur në jetë 2 foshnje, një djalë dhe një vajzë, transmeton Gazeta Shneta.
Shërbimet e tjera të ofruara përfshijnë: 42 seanca dialize, 84 ekzaminime me rëntgen, 65 me ultrazë, 16 skanime CT, 1 ergometri, si dhe 7 kolonoskopi.
Po ashtu, janë kryer 32 shërbime fiziatrike për pacientët që kanë pasur nevojë për rehabilitim./Gazeta Shneta/
.




