Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar kontrata me dy mjekë për shërbime specialistike dhe të përgjithshme në Institutin Special në Shtime. Njëri nga ta është psikiatri Shpend Haxhibeqiri.
Ministria e Shëndetësisë përmes një tenderi ka blerë shërbime shëndetësore nga dy mjekë për Institutin Special në Shtime, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo ministri ka kontraktuar psikiatrin Dr. Shpend Haxhibeqiri, i cili punon edhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. MSh, Haxhibeqirin do ta paguaj me 290 Euro në muaj për 12 orë punë brenda një muaji. Haxhibeqiri do të fitoj në total 6960 Euro për 24 muaj.

Haxhibeqiri mban pozitën e ud.drejtorit të Institutit të Psikiatrisë Forenzike në QKUK.
MSh ka blerë shërbime edhe nga mjeku i përgjithshëm Nderim Rexha. Ai do të punojë 40 orë në muaj dhe do të paguhet me pagë 580 Euro, apo në total për 24 muaj 13,920 Euro. /Gazeta Shneta/





