Sipas raportit ditor të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), 119 pacientë po trajtohen në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 80 janë të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 82 janë me oksigjeno-terapi shkruan Gazeta Shneta.
Vetëm në QKUK janë të hosptializuar 70 pacientë, prej tyre 35 janë të konfirmuar pozitiv me Covid, 57 me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, në Klinikën Infektive ndodhen 37 pacientë, kurse në Klinikën e Pulmologjisë 32 pacientë.
Së fundmi, ShSKUK-ja ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre janë me Covid dhe 25 me oksigjeno-terapi./GazetaShneta/




