Njerëzit e pavaksinuar jo vetëm që janë më të rrezikuar të infektohen dhe të preken rëndë nga COVID-i, por gjithashtu po fillojnë të përballen me kufizime të reja.
New York City kohët e fundit njoftoi se do të kërkonte prova të vaksinimit për restorantet, palestrat dhe teatrot, dhe qytetet e tjera të mëdha – si Los Angeles që tani po konsiderojnë të bëjnë të njëjtën gjë, shkruan Best Life përcjell Gazeta Shneta.
Por kjo nuk është e vetmja politikë që mund të ndikojë tek të pavaksinuarit, paralajmërojnë zyratarët.
Nga Facebook deri në Google, shumë kompani të mëdha kanë filluar të urdhërojnë që punonjësit të vaksinohen kundër COVID, për të cilën Komisioni i Mundësive të Barabarta të Punësimit në SHBA (EEOC) thotë se është krejtësisht i ligjshëm. /Gazeta Shneta/ma