Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

12 asistentë e studentë dënohen me burg e gjoba për ryshfet në Fakultetin e Mjekësisë

Lajme 06/07/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Prokuroria Themelore në Prishtinë ua ka shqiptuar sot dënimet grupit të asistentëve e studentëve, të cilët gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Dënimet, siç raporton KTV, shkojnë nga 2 vjet e 8 muaj deri në 3 muaj burgim, ndërsa gjykata ka shqiptuar edhe gjoba, që shkojnë deri në 10 mijë euro.

Esat Belajt për veprat penale “marrja e ryshfetit”, “ushtrim i ndikimit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, pra për 8 vepra penale, i është shqiptuar dënimi unik 2 vjet e 8 muaj burgim dhe 10 mijë euro gjobë.

Arian Janova, për ushtrim të ndikimit, u dënua më 8 muaj burgim, Gazmend Maliqaj për veprën penale “ushtrim i ndikimit”, po ashtu më 8 muaj burgim dhe gjobë 5000 euro, Mevledun Beqiri për veprën penale “ushtrim i ndikimit” – 8 muaj burgim, Kemajl Gashi – 7 muaj burgim e 1500 euro gjobë, Kushtrim Morina –për “ndihmë” dhe “ushtrim të ndikimit” – 7 muaj burgim.

Arton Hoti, për veprat penale “ndihmë” dhe “ushtrim i ndikimit” – 7 muaj burgim dhe gjobë 4000 euro, Muhamed Maliqi, për veprën penale marrje ryshfet – 7 muaj burgim, Albion Haxhijaha, për veprën penale marrje ryshfeti – 8 muaj burgim, Leonard Bytyçi për veprën penale marrje ryshfet – 8 muaj burgim.

Shaqir Reçica për “dhënie të ryshfetit” 3 muaj burgim, ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë, dhe Amonda Orllati, për “dhënie të ryshfetit” – 3 muaj burgim ose me pëlqim të tij të zëvendësohet me gjobë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, asistentë e studentë gjatë viteve 2009 dhe 2012 kishin dhënë dhe marrë ryshfet për regjistrime të jashtëligjshme në UP dhe kalimin e provimeve në Fakultetin e Mjekësisë.

Artikulli paraprakKy dyshek është i dizajnuar perfekt për shtatzëna (Video)
Artikulli i rradhës Puberteti i hershëm tek vajzat paralajmëron këtë sëmundje në të ardhmen

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.