Instituti Kombëtar ka njoftuar se nga 2,676 testime të kryera janë konfirmuar 12 raste pozitive me Covid-19.
Fatmirësisht, në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes si rezultat i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 182 pacientë e kanë mposhtuar Covid-19, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 103 mijë.
Deri më sot, numri i rasteve aktive është 1,652.
IKSHPK, mes tjerash, ka njoftuar se përgjatë kësaj periudhe janë administruar 2,955 doza të vaksinës anti covid./GazetaShneta/




