Diabeti gjatë shtatzënisë është një gjendje e zakonshme që prek miliona gra përgjatë vitit.
Studimi i ri ka zbuluar se shumë gra që përjetojnë diabet gestacional gjatë shtatzënisë së tyre mund të përballen më vonë përsëri me diabet shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve gjatë shtatzënisë KËTU

Studimi i realizuar nga Spitali Universitar i Helsinkit ka bërë të ditur se gratë me diabet gestacional pothuajse kishin një shans dukshëm më të lartë për zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Çfarë duhet të dini për diabetin gestacional?
Diabeti gestacional është një nga llojet e diabetit që ndodh gjatë periudhës së shtatzënisë.Zakonisht, është i përkohshëm dhe dy deri në 10 përqind të grave shtatzëna në Shtetet e Bashkuara përballen me një gjendje të tillë.
Kur trupi nuk arrin mjaftueshëm të prodhojë insulinë në shtatzëni, zhvillohet diabeti gestacional.

Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) diabeti gjatë shtatzënisë është rritur në vitet e fundit.Studimet e fundit kanë treguar se mes viteve 2000-2010, përqindja e grave me diabet gestacional është rritur në 56 përqind.
Diabeti gestacional mund të sjell komplikime siç është edhe lindja e parakohshme.Andaj. menaxhimi i mirë i glukozës mund të zvogëlojë shanset tuaja për të pasur një lindje cezariane.
Në shumë raste, diabeti gestacional është i përkohshëm dhe përfundon atëherë kur foshnja lind./GazetaShneta/


