Lajmet prekëse dhe pamje të dhimbshme janë duke ardhur nga zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri ku kanë mbetur të vdekur mbi 30 persona dhe qindra të lënduar.
Një rrëfim prekës ka ardhur nga Spitali i Traumës në Tiranë, ku një 12-vjeçar ka humbur motrën dhe babain nën rrënoja.
Më ra rafti në këmbë dhe pastaj nuk mbaj mend gjë. Nuk e dikur rashë poshtë, por kur u zgjova pashë isha poshtë gurëve. Batania më ishte ngatërruar keq dhe nuk dilja dot. Fillova të bërtas dhe të kërkoj ndihmë. Erdhën disa burra dhe më nxorën”, deklaroi 12-vjeçari Alesio Cakoni për mikrofonin e Top Channel.
Ai ende nuk e di për motrën dhe babain, teksa i rrethuar nga familjarët e tjerë ai ende shpreson se siç ai shpëtoi vetëm me disa lëndime edhe ata të kenë shpëtuar njësoj.
https://www.youtube.com/watch?v=4ChddrMIlhk&feature=emb_title