Stuhia nuk la pa prekur edhe Sarandën. 5 minuta stuhi dhe u krijuan probleme nga rënia e pemëve që bënë bllokimin e disa rrugëve.
Edhe tek bizneset përgjatë shëtitores u krijuan probleme. Në rrugën përballë stadiumit një pishë u rrëzua dhe dëmtoi 3 mjete.
Sipas informacioneve të Top Channel nga urgjenca e qytetit mësohet se tre shtetas kanë shkuar në spital të lënduar nga thyerja e xhamave si rrjedhojë e stuhisë.
Punonjës të shërbimeve të bashkisë janë në terren dhe monitorojnë situatën e krijuar, njëherazi po bëhet edhe pastrimi dhe sistemimi i situatës së krijuar.




