Në raportin e fundit 24 orësh të publikuar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) është bërë e ditur se në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 1,234 pacientë me Covid.
Prej tyre, 1,116 pacientë janë pozitiv me Covid, 936 me oksigjeno-terapi dhe 69 në kujdes intensive shkruan Gazeta Shneta.
Në klinikat Covid të QKUK-së po marrin trajtim 435 pacientë, 430 janë të konfirmuar pozitiv me Covid dhe 294 janë me oksigjeno-terapi.
Ndërkohë, në spitalet e përgjithshme janë të hospitalizuar 799 pacientë, 682 janë të konfimuar pozitiv me Covid dhe 642 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
-Klinika Infektive, 115 pacientë
-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë
-Klinika Infektive III ( Interno), 82 pacientë
-Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë
-Mjekimi Intensiv COVID-19, 21 pacientë
-Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë
-Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
-Spitali i Prizrenit, 165 pacientë
-Spitali i Gjakovës, 125 pacientë
-Spitali i Pejës, 210 pacientë
-Spitali i Gjilanit, 138 pacientë
-Spitali i Vushtrrisë, 33 pacientë
-Spitali i Mitrovicës, 52 pacientë
-Spitali i Ferizajt, 76 pacientë./GazetaShneta/