Nga 13,953 testime të kryera janë regjistruar 1,612 raste të reja pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Brenda kësaj periudhe janë raportuar 32 raste të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, 2,460 qytetarë janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 26,524.
Së fundmi, MSh-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë 20,618 doza të vaksinës, kurse 291,645 qytetarë janë vaksinuar plotësisht./GazetaShneta/