Nga 1,162 testime të kryera janë konfirmuar 13 raste pozitive me Covid, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Sipas njoftimit, brenda kësaj periudhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes nga Covid shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, nëntë qytetarë janë shëruar, kurse aktualisht në vendin tonë ndodhen 324 raste aktive.
Së fundmi, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 1,999 doza të vaksinës./Gazeta Shneta/