Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Odën e Mjekëve të Kosovës ka shpallur rezultatet preliminare për anëtarët e ri të Kuvendit.
Mbi 160 mjekë kanë qenë në garë, por 140 prej tyre do të përfaqësojnë njësitë në Kuvendin e OMK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Në Klinikat e QKUK-së rezultatet janë si në vijim:
Klinika e Kirurgjisë Abdominale: Rrustem Musa ka fituar 13 vota, ndërsa Skender Shabani dhe Dafina Mahmutaj nga gjashtë sosh. Njëri nga këta dy të fundit do ta marr mandatin me short.
Klinika e Nefrologjisë do të përfaqësohet nga Siada Selmani, ndërsa Alergologjia dhe Imunologjia nga Ramadan Seferi. Salih Grajqevci dhe Enver Hoxha kanë fituar votat e mjaftueshme për Kuvend nga Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Kirurgjia Plastike do të përfaqësohet nga Enver Hoxha, ndërsa Ofalmologjia nga Florim Zejnullahu dhe Gafur Murati.
Në Klinikën e Ortopedisë 26 vota i ka marr kryetari aktual i OMK-së Pleurat Sejdiu, ndërsa bashkë me të do të shkoj në Kuvend edhe Avdullah Fazliu. Nga kjo klinikë Haki Prebreza i ka marr 10 vota, ndërsa Dijon Musliu zero sosh.
Katër përfaqësues do t’i ketë Klinika e Gjinekologjisë, Tefta Isufaj-Haliti, Hajrullah Latifi, Selman Demolli dhe Fisnik Sinani. Berat Krasniqi me vetëm shtatë vota nuk ka arritur të shkoj në Kuvend.
Afrim Heta do ta përfaqësojë Klinikën e ORL-së, ndërsa Urologjia do të përfaqësohet nga Sabri Hyseni.
Katër specialistë do të jenë edhe nga Klinika e Anestezionit, Lulzim Emini, Islam Krasniqi, Mifal Morina dhe Rexhep Gjyliqi. Në Biomjekësi kanë kandiduar dy mjekë, Norma Budima-Basha dhe Valdete Haxhibeqiri të cilat kanë marr nga 13 vota dhe kualifikimi i tyre do të përcaktohet me short.
Nga Hematologjia do të shkoj Afërdita Ukimeraj, ndërsa nga Reumatologjia Afrim Gashi. Kardiologjia do të ketë tre përfaqësues, Faik Shatri, Idriz Merovci dhe Edmond Haliti, ndërsa nga Neurokirurgjia do të jetë Shefki Dragusha.
Gastroenterologjia do të përfaqësohet nga Skender Telaku dhe Zaim Gashi, ndërsa Klinika Infektive nga Bahrie Halili dhe Arjeta Zogaj-Berisha.
Shpend Haxhibeqiri dhe Shukrije Statovci do ta përfaqësojnë Psikatrinë dhe Forenzikën, ndërsa Adnan Biqku dhe Gentian Lila do të jenë nga Neurologjia.
Dermatologjia do të përfaqësohet nga Rrezarta Blakaj dhe Merita Kotori, ndërsa Pediatria do të ketë katër përfaqësues, Rufadie Maxhuni, Arlinda Maloku-Çeku, Ramush Bejiqi, Urata Efendija-Beqa.
Teuta Hasbahta do të shkoj në Kuvendin e OMK-së nga Neonatologjia, ndërsa Musa Hoxha dhe Shpëtim Thaqi nga Pulmologjia.
Fiziatria do të ketë përfaqësues Bajram Ademin, ndërsa Onkologjia Brunilda Haxhiun.
Institutet Paraklinike do të përfaqësohen nga drejtoresha aktuale Rinë Limani, ndërsa jashtë garës ka mbetur Labinot Shahini. Ky i fundit ka mbajtur më herët pozitën e kryesuesit të Bordit për Specializime në MSH.
Agron Çitaku dhe Sami Bajqinca do ta përfaqësojnë Klinikën Emergjente, ndërsa Naser Gjonbalaj dhe Kreshnike Dedushi-Hoti Radiologjinë.
Endokrinologjia do të përfaqësohet nga Rozafa Olloni Nikaj, ndërsa Kardiologjia me Daut Goranin. Klinika e Kirurgjisë Vaskulare me Laura Lecin, ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik do të ketë katër përfaqësues: Naser Ramadanin, Naim Jerliun, Rrezarta Bajrami-Halili dhe Sefedin Mucaj.
Bukurije Zhubi do të shkojë nga Transfuzioni, ndërsa Albert Lila nga Mjekësia e Punës. Kurse Shqipe Ukelli-Bajrami do ta përfaqësojë Ministrinë e Shëndetësisë. /Gazeta Shneta/