Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, është identifikuar tek 13 persona që arritën në kryeqytetin holandez Amsterdam me dy fluturime nga Afrika e Jugut.
Omicron u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) nga Afrika e Jugut të mërkurën dhe provat e hershme sugjerojnë se ka një rrezik më të lartë të ri-infeksionit shkruan BBC, transmeton Gazeta Shneta.
Ai është kategorizuar nga OBSH si një variant shqetësues.
Pasagjerët të cilët u identifikuar pozitiv me Covid janë karantinuar në një hotel pranë aeroportit Schiphol të Amsterdamit.
Ata që rezultuan negativ u është kërkuar të izolohen në shtëpi për pesë ditë dhe të bëjnë teste të mëtejshme.
Pas zbulimit të 13 rasteve pozitive nga ky lloj i variantit, Ministri i Shëndetësisë, Hugo de Jonge, ka bërë thirrje për testim sa më të shpejtë të Covid të gjithë udhëtarëve që kthehen nga Afrika e Jugut.
Rastet e variantit të ri janë konfirmuar gjithashtu në disa vende evropiane, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë, si dhe në Botsvana, Izrael, Australi dhe Hong Kong./Gazeta Shneta/