Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

13 raste të reja me Covid-19 dhe katër të shëruar, nuk dihet se nga cilat qytete vijnë

Lajme 02/06/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar 193 mostra dhe prej tyre 13 raste rezultuan pozitive.

Qytetet se nga vijnë rastet pozitive me koronavirus Instituti nuk i ka bërë të ditura, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme u shëruan edhe katër pacient të tjerë.

Postimi i plotë:

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE KATËR TË SHËRUAR!

Sot më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 193 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 13 raste.

Sot më 02 qershor 2020, janë shëruar 4 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 847 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 02 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.123 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 02 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 6.427.911 raste të COVID-19 dhe 379.503 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

ÇDO HAP PËRPARA QË BËJMË, BARTË EDHE RREZIKUN ME VETE DERISA VIRUSI ËSHTË ENDE NË MESIN TONË.

VAZHDONI TË MBANI DISTANCËN FIZIKE DHE MBAJTJEN E MASKAVE!

LANI DUART ME KUJDES DISA HERË NË DITË NGA 20-30 sec!

LEHTËSIMI I LËVIZJES NUK NËNKUPTON MOSRESPEKTIMIN E REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR TË SHËNDETËSISË PUBLIKE DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË!

LEHTËSIMI I MASAVE ËSHTË BËRË PËR TË NA BËRË MË TË PËRGJEGJSHËM!

JU LUTEM TË KENI KUJDES SEPSE AKOMA EKZISTON RREZIK I PËRHAPJES NË VENDET KU KA GRUMBULLIM TË MADH TË NJERËZVE!

LUTEN INSTITUCIONET PËR MBAJTJEN E RENDIT DHE INSPEKTORATET PËR ANGAZHIM TË SHTUAR GJATË DITËVE NË VIJIM!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Artikulli paraprakHoti prezanton emrat e ministrave, befason me emrin e ministrit të shëndetësisë
Artikulli i rradhës Foshnja pesë muajshe i mbijeton koronavirusit pas 32 dite në gjendje kome

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.