I mandatuari për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka prezantuar emrat e kandidatëve për ministra nga kjo parti.
Hoti ka bërë të ditur se kryesia e LDK-së ka votuar emrin e Armend Zemajt për ministër të Shëndetësisë, gjë që ka qenë një nga befasitë e kësaj partie pasi deri në momentet e fundit janë përmendur emrat e disa mjekëve sikurse ishte Dr. Izet Sadiku e Dr. Valbon Krasniqi, shkruan Gazeta Shneta.
Hoti ka bërë të ditur se Driton Selamani do të jetë zv.kryeministër nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ministre e Financave, Besian Mustafa ministër i Bujqësisë, Vlora Dumoshi ministre e Kulturës, Anton Quni ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi ministër i Infrastrukturës dhe Agim Veliu ministër i Punëve të Brendshme.
Kujtojmë se nesër në Kuvendin e Kosovës mbahet seanca në ora 11:00 për votimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ku iu dha të drejt dekretit të Presidentit Hashim Thaci për mandatimin e Hotit për kryeministër nga LDK si parti e dytë në zgjdhjet e 6 tetorit 2019.
Deri më tani ministrinë e Shëndetësisë e ka udhëhequr Arben Vitia nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. /Gazeta Shneta/