Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

1382 procedura të stentimit në Kardiologji: Kush punoi më shumë në sallën e koronarografisë

Lajme 18/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga janari deri në qershor në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK janë kryer 1382 procedura të stentimit, ndërsa janë vendosur në total 1786 stenta tek pacientët. Gazeta sjellë emrat dhe shifrat e mjekëve që i kryen këto procedura

Në sallën e koronarografisë në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK nga janari deri në qershor të këtij viti janë kryer gjithsej 1902 koronarografi, prej të cilave 1382 pacientë janë stentuar. Numri total i stentave të vendosur është 1786 copë, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka siguruar raportin zyrtar për shifrat e secilit kardiolog kush sa ka punuar gjatë këtij viti.

Sipas këtij raporti më së shumti stentime ka kryer kardiologu Gani Bajraktari me 128 sosh, i dyti është Artan Ahmeti me 102 ndërsa në vendin e tretë me nga 84 procedura janë Xhevdet Krasniqi dhe Vigan Mahmuti.

Me numër të koronarografive kryeson Artan Ahmeti me 204, Fisnik Basholli me 153, ndërsa Lulzim Bashota me 148 sosh.

 

Më poshtë gjeni raportin e plotë të klinikës me emrat e mjekëve dhe shifrat për punën e tyre në sallën e koronarografisë gjatë këtij viti.

Raporti i performancës në sallën e koronarografisë në Kardiologji. Mjekët që kanë zero procedura në muajt e caktuar kanë qenë në pushim.

Kjo klinikë gjatë ditës së sotme është vizituar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtori i SHSKUK-së Elvir Azizi. Vitia ka thënë se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të përkrahë të gjitha kërkesat që do të shtojnë vëllimin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët.

Kujtojmë se kjo klinikë ka qenë çështje diskutimesh javëve të fundit për shkak të pretendimit të një kardiologu, Fisnik Veliu, se është goditur fizikisht nga një koleg i tij, Artan Ahmeti. Ky i fundit e kishte mohuar një gjë të tillë. Rasti kishte përfunduar në Komisionin Disiplinor ku Ahmeti dhe Veliu janë gjobitur me heqje të 40 për qind të pagës për 6 muajt e ardhshëm. “Vendim maksimal” për këtë rast kishte kërkuar edhe kryesuesi i Bordit Naim Bardiqi.

Ky rast dhe pakënaqësi të tjera bën që 18 kardiologë të kësaj klinike të nënshkruajnë një peticion për shkarkimin e drejtorit të klinikës Lulzim Kamberi. Për këtë çështje Bordi Drejtues i SHSKUK-së i ka kërkuar drejtorit të përgjithshëm që të formojë një grup vlerësues për këtë situatë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPër gjashtë muaj në Klinikën e Kardiologjisë u kryen 1 mijë e 786 stentime
Artikulli i rradhës Bordi i ShSKUK-së zotohet për zvogëlimin e listës së pritjes, opozita thotë se Qeveria po ndikon në menaxhim

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.