Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Për gjashtë muaj në Klinikën e Kardiologjisë u kryen 1 mijë e 786 stentime

Lajme 18/07/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

 Sot Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, z. Elvir Azizi, vizitoi Klinikën e Kardiologjisë me ç’rast u njoftua për dinamikën e shtuar të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët gjatë pjesës së parë të vitit 2023.

 

Gjatë kësaj vizite, drejtori i Klinikës së Kardiologjisë, dr. Lulzim Kamberi e njoftoi ministrin Vitia për punën e klinikës. Sipas drejtorit dr. Kamberi gjatë gjashtëmujorit të parë këtij viti, në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar 1 mijë e 902 koronarografi, ndërsa janë bërë 1 mijë e 786 stentime. Gjithashtu, janë realizuar 1 mijë e 832 procedura të stentimeve, shkruan Gazeta Shneta.

Krahasuar me vitin paraprak, kur përgjatë një viti ishin realizuar 2 mijë e 929 koronarografi dhe 2 mijë e 727 stentime, vëllimi i punës në këtë vit paraqet mundësinë e dyfishimit të numrit të intervenimeve që kanë të bëjnë me sëmundjet kardiake,- ka njoftuar z. Kamberi

 

Gjithashtu, Ministri Vitia u njoftua se në shërbimin e Elektrosimulimit dhe Elektrofiziologjisë në Klinikën e Kardiologjisë, për herë të parë në vend dhe më gjerë, është realizuar me sukses pocedura e stimulimit selektiv të sistemit përçues të zemrës (pace – im) me qëllim të realizimit të një hapshënimi sa më fiziologjik. Një ndërhyrje e tillë ishte realizuar te një paciente e moshës 26 vjeçare me çrregullime të përçimit atrioventrikular pas një intervenimi kirurgjik në zemrën e pacientes.

 

Në Klinikën e Kardiologjisë janë realizuar me sukses edhe 5 “pacemaker” biventrukular (CRT – P), pajisje që bëjnë resinkronizimin elektrik të punës së zemrës tek pacientët që kanë dëmtim të avancuar të muskulit të zemrës. Intervenimet e tilla të avancuara janë realizuar nën mbikëqyrjen e ekspertëve shëndetësor kroatë nga Spitali Universitar i Rjekës.

 

Ministri Vitia e përgëzoi stafin për shtimin e vëllimit të punës, ndërsa tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar që të përkrahë të gjitha kërkesat që do të shtojnë vëllimin e punës dhe do të rrisin cilësinë e shërbimeve për qytetarët./Gazeta Shneta/

 

 

Artikulli paraprakZarari: Marrja e vendimit për ndërprerjen e operacioneve është edhe si shkak i numrit të vogël të anesteziologëve
Artikulli i rradhës 1382 procedura të stentimit në Kardiologji: Kush punoi më shumë në sallën e koronarografisë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.