Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka treguar zhvillimet më të fundit me koronavirusin Covid-19 në botë. Ai ka thënë se shqetësimi kryesor aktualisht nuk është Kina, por vendet e tjera të botës ku vetën në 24 orët e fundit virusi është konfirmuar në shtatë shtete të reja.
Adhanom ka deklaruar se ndërmarrja e masave agresive kanë treguar se mund të parandalojnë përhapjen e virusit. Sipas tij asnjë shtet nuk duhet të pretendojnë se nuk do të preket nga koronavirusi, pasi kjo do të ishte një gabim fatal, shkruan Gazeta Shneta.
“Qëllimi nuk është vetëm të parandaloni ardhjen e rasteve, por qëllimi kryesor është çfarë do të bëni kur t’ju paraqitet rasti i parë. Secili shtet duhet të jetë i përgatitur për rastin e parë. Duhet të siguroni kushte në spital, të izoloni rastet, të ndaloni kontaktet, të ndaloni përhapjen në spital dhe në komunitet”, ka deklaruar Adhanom.
Ai ka renditur 14 pyetje që sipas tij duhet të japin përgjigje të gjitha ministrat e Shëndetësisë nëpër vendet e botës. Adhanom ka thënë se nëse ministrat nuk kanë përgjigje në këto pyetje, atëherë vendet e tyre rrezikohen nga shpërthimi i koronavirusit, transmeton gazetashneta.
1) Çfarë do të bëni kur t’ju paraqitet rasti i parë me koronavirus, a keni një njësi të izoluar të gatshme për ta vendosur pacientin?
2) A keni oksigjen medicinal të mjaftueshëm, a keni ventilim, dhe pajisje tjera të nevojshme?
3) Si do ta dini nëse ka raste tjera në qytete tjera në vendin tuaj?
4) A keni një sistem ku raportohen të gjitha rastet dhe i gatshëm të ngrit shqetësimin nëse ka nevojë?
5) A janë të trajnuar stafi mjekësor dhe të pajisur mjaftueshëm për t’u mos u rrezikuar?
6) A janë të trajnuar stafi mjekësor për të marr mostrat nga pacientët në mënyrë të sigurtë?
7) A janë ndërmarr të gjitha masat për të testuar pasagjerët në aeroport dhe pika kufitare?
8) A janë të pajisura laboratorët për testimin e të gjitha mostrave?
9) A jeni të gatshëm të trajtoni rastet e rënda dhe në gjendje kritike?
10) A janë në gjendje spitalet dhe klinikat që të kontrollojnë dhe parandalojnë infeksionin?
11) A janë duke u informuar qytetarët në mënyrë të drejtë?
12) A e dinë ata çfarë është kjo sëmundje?
13) A jeni të gatshëm të luftoni lajmet e rrejshme dhe keqkuptimet e njerëzve dhe të sigurini informacione të thjeshta që njerëzit t’i kuptojnë më lehtë?
14) A jeni të gatshëm që t’i bashkoni njerëzit që të luftoni shpërthimin e sëmundjes?
“Këto janë pyetjet që secili ministër i Shëndetësisë duhet t’iu përgjigjet tani. Këto janë çështjet që duhet të jemi të përgatitur. Këto janë pyetjet që do të na shtrohen këto ditë. Nëse nuk jemi në gjendje t’iu përgjigjemi këtyre pyetjeve dhe nëse nuk jemi të përgatitur për këto pyetje, atëherë virusi do të ketë një shteg për t’u përhapur”, ka deklaruar në fund Adhanom. /Gazeta Shneta/