Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 14 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit nga 600 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Nga të dhënat e fundit të ministrisë poashtu thuhet se 31 qytetarë janë shëruar përderisa nuk raportohet për të vdekur nga infeksioni SARS-CoV-2.
Gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi janë dhënë 139 doza të vaksinave anti-COVID.
Procesi i imunizimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, dhe gjatë kësaj periudhe kohore mbi 1,8 milion doza të vaksinave janë administruar në nivel vendi.
Mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa mbi 102 mijë qytetarë të tjerë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese kundër coronavirusit.
Aktualisht në Kosovë janë 230 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Shneta/




