Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë raportuar 14 raste të vdekjes dhe 368 qytetarë të infektuar me Covid.
Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë (MSh), bëhet e ditur se 14 viktimat nga Covid ishin kryesisht të moshës mbi 60 vjeç shkruan Gazeta Shneta.
Nga numri i përgjithshëm, shtatë prej tyre ishin të moshës 70 deri në 79 vjeç, katër persona të moshën mbi 80 vjeç dhe tre persona të moshës 60 deri në 69 vjeç.
MSh-ja bën të ditur se në mesin e 14 viktimave, tetë prej tyre ishin meshkuj dhe gjashtë femra./Gazeta Shneta/