Nga 494 mostra të marra nga ShSKUK janë konfirmuar 141 raste të reja pozitive.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 219 pacientë, ndërsa janë raportuar 6 raste të vdekjeve nga virusi shkruan GazetaShneta.
Ndërkohë, në rezultatet e fundit, Prishtina vazhdon të prinë e para prej komunave me më së shumti raste pozitive.
Vetëm sot janë konfirmuar 54 raste, duke vazhduar tutje me Gjilanin 16 raste, Mitrovicë 11 raste dhe Ferizaj 10 raste, ndërsa komunat tjera me më pak raste.
Aktualisht, në vendin tonë janë 11,686 raste, 416 të vdekjeve, 7,562 të shëruar./GazetaShneta/