Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur të dhënat e punës për 24 orët e fundit, ku ndër të tjera janë kryer 15 operacione të suksesshme dhe mbi 3 mijë analiza laboratorike.
Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar gjithsej 461 vizita specialistike dhe janë pranuar 42 pacientë të rinj. Aktualisht, në repartet e spitalit po trajtohen 209 pacientë të shtrirë, shkruan Gazeta Shneta.
Në shërbimin e laboratorit, 298 pacientë kanë kryer analiza, të cilat në total arrijnë në 3,473 teste të realizuara brenda një dite.
Po ashtu, në maternitet janë regjistruar pesë lindje, tre djem dhe dy vajza.
Në dializë janë kryer 37 seanca, ndërsa në diagnostikim janë realizuar 89 ekzaminime me rëntgen, 47 me ultrazë, 22 skanime CT, 13 MRI, një ergometri, nëntë ekokardiografi dhe gjashtë gastroskopi.
Ndërkaq, janë ofruar edhe 41 shërbime fiziatrike për pacientët./Gazeta Shneta/




