16 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë nga 789 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë poashtu bëhet e ditur se tetë qytetarë janë shëruar përderisa nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.
MSh gjithashtu bënë të ditur se brenda 24 orëve janë dhënë 291 doza të vaskinave kundër coronavirusit. Për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave anti-COVID.
Deri më tani mbi 822 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinave përderisa mbi 100 mijë prej tyre janë vaksinuar edhe me dozën e tret apo përforcuese.
Vaksinimit mbetet arma e vetme për të parandaluar vdekshmërin nga coronavirusi.
Aktualisht në Kosovë janë 402 raste aktive me SARS-CoV-2. /Gazeta Shneta/