Nga 12,564 testime të kryera janë konfirmuar 2,098 raste pozitive me Covid në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë (MSh).
Përgjatë kësaj periudhe janë regjistruar 16 raste të vdekjes shkruan Gazeta Shneta.
Në anën tjetër, sot janë shëruar 1,614 qytetarë, kurse numri i rasteve aktive ka arritur në 25,407.
Së fundmi, MSh-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15,862 doza të vaksinës anti covid, kurse 261,818 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës./GazetaShneta/