Gjatë ditës së sotme, 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore kanë nënshkruar kontratat e tyre të punës në ShSKUK.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes faqes zyrtare në facebook shkruan GazetaShneta.

“Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore.”, ka thënë ai.
Tutje, ai ka shtuar se Qeveria Hoti ka përmbushur një obligim të madh ndaj vendit dhe profesionistëve shëndetësor.

Postimin e plotë mund ta gjeni më poshtë.
Nga sot mbi 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.
Sapo takova grupin e parë të tyre, tê cilet pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës.
Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë.
Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore.
Si Qeveri Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor që e kemi ndaj vendit dhe profesionistëve tanë shëndetësor, siç i kemi përmbushur edhe shumë të tjera përgjatë këtyre muajve, bashkë. Urime ju priftë e mbara.
Shëndetësia jonë dhe Republika e Kosovës është me fat që ju ka!
Urime ju priftë e mbara.




