Evropa Qendrore është bërë një nga zonat më të rrezikuara nga variantet e Covid-19.
Deri më tani, Austria po përballet me një numër të lartë të variantit të identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, gjithashtu edhe Republika Çeke po përballet me mungesë të shtretërve shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Kjo situatë shqetësuese detyroi Gjermaninë të mbyllë kufijtë me këto dy vende për të parandaluar përhapjen e variantit.
Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka njoftuar se këto rregulla do të hyjnë në fuqi që nga dita e diellë dhe janë të pashmangshme.
“Për të mbrojtur popullatën nga mutacioni i virusit, kjo është arsyeja pse qeveria federale vendosi dje të shpallte Republikën Çeke, Tirol dhe Sllovaki si zona të rrezikuara nga Covid-19”, tha Spahn në një konferencë për shtyp.
Rastet me Covid-19 kanë rënë në Gjermani kohët e fundit, pavarësisht nga prezenca e varianteve.
Në 24 orët e fundit, vendi regjistroi mbi 9 mijë raste pozitive me Covid-19./GazetaShneta/