Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

17 mënyra të shëndetshme dhe praktike për të mos qenë më përtacë

Jetë 12/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Keni nevojë për një ditë që të mos punoni? Kjo na ndodh të gjithëve. Në këto ditë kaq të vrullshme, marrja e disa ditëve pushim jo vetëm që është e mirë por është edhe shumë e nevojshme. Por nëse kuptoni se po bëni më shumë pushime sesa duhet dhe përtoni të bëni gjërat, mund të jetë një shenjë se diçka po ndodh.

Mungesa e pasionit për punën tuaj, një listë dërrmuese e gjërave që duhen bërë dhe madje edhe gjendja shëndetësore janë vetëm disa nga arsyet që mund të ndërhyjnë në dëshirën tuaj për të bërë punë.

Më poshtë ne ju tregojmë disa mënyra se si t’i jepni fund përtacisë dhe të jeni më produktivë.

1.Bëjini qëllimet tuaja të menaxhueshme. Vendosja e synimeve të parealizueshme dhe marrja e hapave që nuk të çojnë asgjëkundi mund t’ju çojnë në zhgënjim. Shmangni mbingarkesat duke vendosur qëllime më të vogla dhe më të arritshme që do t’ju çojnë aty ku dëshironi të jeni.

2.Mos prisni të jeni të përsosur. Në kohët e sotme të rinjtë janë përballë mjediseve më konkurruese, dhe prindërit më të shqetësuar dhe kontrollues sesa në gjeneratat e mëparshme. Kjo rritje e përsosmërisë po bën që njerëzit të jenë tepër kritikë ndaj vetes dhe të tjerëve. Kjo gjithashtu çon në një rritje të depresionit dhe ankthit.

3.Përdorni mendime pozitive në vend të atyre negative. Mendimet negative mund të prishin përpjekjet tuaja për të bërë gjërat në çdo aspekt të jetës suaj. Të mendosh veten si njeri dembel është një mendim negative. Në vend që të thoni, “Nuk ka asnjë mënyrë që unë të mund ta bëj këtë”, thoni, “unë do ta gjej zgjidhjen për ta bërë këtë të ndodhë”.

4.Krijo një plan veprimi. Planifikimi i mënyrës se si do ta bëni diçka, mund ta bëjë më të lehtë për ju që të arrini qëllimin tuaj. Jini realistë se sa kohë, përpjekje dhe faktorë të tjerë janë të nevojshëm për të përmbushur qëllimin tuaj. Duke pasur një plan do të bëjë që të keni drejtimin dhe besimin që ju nevojitet nëse ju dalin pengesa gjatë rrugës.

5.Përdorni pikat e forta. Merrni një moment për të menduar se cilat janë pikat e forta kur përcaktoni qëllimet ose duke u përgatitur për të trajtuar një detyrë.

6.Njihni arritjet tuaja përgjatë rrugës. Shkruajini ato dhe kjo do t’ju rrisë besimin dhe pozitivitetin dhe do t’ju bindë për të vazhduar.

7.Kërkoni ndihmë. Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie. Kërkimi i ndihmës përmirëson shanset për sukses dhe ju ndihmon të lidheni me njerëzit e tjerë që mund t’ju inkurajojnë dhe motivojnë.

8.Shmangni shpërqendrimin, si rrjetet sociale apo lojërat. Gjeni një vend ku mund të punoni i qetë dhe ku nuk ju shqetësojnë.

9.Bëjini detyrat e lodhshme, zbavitëse. Provoni të dëgjoni muzikë apo ndizni matësin e djegies së kalorive për të parë se sa kalori do të digjni gjatë punës suaj.

10.Shpërbleni veten. Festoni për një fitore apo për një gjë që keni arritur.

Përveç këtyre mund të bëni edhe disa ndryshime të shëndetshme në rutinën tuaj të përditshme

1.Hani ushqime të pasura me proteina. Këto ushqime do t’ju rrisin energjinë dhe do të ruajnë sheqerin në gjak. Ushqime të tilla janë: bajame, vezë, ton, jogurt grek.

2.Shmangni ushqimet me shumë sheqer dhe me yndyrë. Ushqimi dhe produktiviteti janë të lidhura. Shmangni ushqimet që ju harxhojnë energjinë tuaj, sepse ato janë të ngadalshme në tretje. Shmangni karbohidratet e përpunuara si buka e bardhë dhe makaronat, alkoolin dhe ushqimet e skuqura.

3.Ushtrohuni. Stërvitja është një mënyrë e sigurt për të hequr qafe përtacinë duke rriutr nivelet e energjisë, përmirësuar humorin dhe duke reduktuar stresin.

4.Flini dhe pushoni, shmangni kohën para ekranit para gjumit. Dhe flini 7-9 orë gjumë në natë.

5.Menaxhoni stresin. Gjetja e strategjive për përballimin e stresit mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e humorit tuaj dhe të ju jap përsëri energjinë dhe dëshirën për të bërë gjërat.

6.Pini sa më shumë ujë. Përfitimet nga uji e kemi thënë që janë të pafundme dhe uji mund t’ju ndihmojë për të luftuar përtacinë. Qëndrimi i hidratuar mund të rrisë nivelet e energjisë dhe funksionimin e trurit. Gjithashtu ndihmon në maksimizimin e performancës fizike.

7.Shmangni duhanin. Ndërprerja e duhanit mund të rrisë sistemin tuaj imunitar, të përmirësojë jetën tuaj seksuale dhe të ulë rrezikun e disa problemeve serioze të shëndetit.

Artikulli paraprakSi ndikon marijuana në spermën e burrave dhe shëndetin riprodhues?
Artikulli i rradhës Moti sot

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.