Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitali i Përgjithshëm në Pejë janë pranuar 30 pacientë të rinj për trajtim, nga gjithsej 565 vizita specialistike të realizuara gjatë kësaj periudhe.
Sipas të dhënave të spitalit, aktualisht në këtë institucion shëndetësor janë 170 pacientë të shtrirë, të cilët po marrin trajtim dhe përkujdesje mjekësore.
Gjatë ditës së djeshme janë kryer edhe 15 ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa 31 pacientë kanë marrë trajtim me dializë.
Po ashtu, 203 pacientë kanë kryer gjithsej 2,660 analiza laboratorike, ndërsa në repartin e maternitetit janë regjistruar dy lindje, ku kanë ardhur në jetë një djalë dhe një vajzë.
Në kuadër të shërbimeve diagnostikuese janë realizuar edhe 74 ekzaminime me rëntgen, 56 ultrazëra dhe 12 rezonanca magnetike (MRI).
Ndërkohë, janë kryer edhe 16 ehokardiografi, 10 ergometri dhe 4 kolonoskopi, ndërsa 47 pacientë kanë marrë shërbime fiziatrike./Gazeta Shneta/




