Dr. Pleurat Sejdiu është rizgjedhur kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës në mandatin e tretë.
Sejdiu u rizgjodh në këtë pozitë me 96 vota pro nga anëtarët e Kuvendit të Legjislaturës së IV-të të OMK-së, shkruan Gazeta Shneta.
Kundërkandidati i tij Dr. Naser Gjonbalaj mori 26 vota. Ndërkaq dy vota u shpallën të pavlefshme.
Rezultatet u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kryesuar nga Dr. Luan Keka. /Gazeta Shneta/




