Shifra të larta të rasteve pozitive me coronavirus janë shënuar gjatë javëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit në nivel vendi janë shënuar 177 raste pozitive me COVID-19 nga 986 mostra të testuara në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Përqindja e rasteve pozitive ka arritur 17, 95 përqind, ndërsa raste aktive janë 486.
Autoritetet gjithashtu njoftojnë se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 13 qytetarë ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjeve me COVID-19.
Sa i përketë imunizimit, nga ministria thonë se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 70 qytetarë.
Me dozën të vaksinës anti- COVID janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë, me dozën e dytë mbi 800 qytetarë ndërsa me dozën e tretë mbi 100 mijë qytetarë.
Dozën e tretë kundër coronavirusit nga dje mund të marrin grupmoshat mbi 12 vjeç.
Nga fillimi i vaksinimit e deri më tani janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Autoritetet shtetrore apelojnë qytetarët të vaksinohen me tre dozat e vaksinave kundër COVID-19.
OBSh më 11 mars të vitit 2021 COVID-19 e shpalli pandemi globale. /Gazeta Shneta/




