Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar gjithë qytetarët që të bartin maskat në vendet e mbyllura dhe të vaksinohet kundër coronavirusit.
Shifrat e rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë gjatë këtyre ditëve kanë qenë të larta, 177 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronavirus për 24 orë.
“IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen”, thuhet në njoftimin e Institutit.
IKShPK apelon të gjithë qytetarët që të vaksinohen kundër coronavirusit pasi që mbetet “arma” e vetme në luftimin e vdekshmërisë nga COVID-19.
“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”, thuhet poashtu në njoftim.
Përqindja e rasteve pozitive ka arritur 17, 95 përqind, ndërsa raste aktive janë 486.
Procesi i imunizimit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021, për më tepër se një vit janë administruar mbi 1,8 milion doza të vaksinave.
Me dozën të vaksinës anti- COVID janë vaksinuar mbi 900 mijë qytetarë, me dozën e dytë mbi 800 qytetarë ndërsa me dozën e tretë mbi 100 mijë qytetarë.
Dozën e tretë kundër coronavirusit nga dje mund të marrin grupmoshat mbi 12 vjeç./Gazeta Shneta/




