Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës gjatë ditës së djeshme janë kryer 18 operime të suksesshme.
Përveç ndërhyrjeve kirurgjikale, gjatë ditës së djeshme në këtë spital janë zhvilluar edhe 532 vizita specialistike, janë pranuar 39 pacientë të rinj, ndërsa aktualisht janë të shtrirë 186 pacientë, shkruan Gazeta Shneta.
Në laborator janë kryer 3,806 analiza për 328 pacientë, ndërsa në repartet diagnostike janë realizuar 68 rëntgenë, 49 ultrazëra dhe 10 rezonanca magnetike (MRI). Po ashtu, janë kryer 7 ekokardiografi, 9 gastroskopi dhe 9 ergometri.
Në repartin e dializës janë zhvilluar 32 seanca, ndërsa në fizioterapi janë ofruar 49 shërbime rehabilituese.
Gjatë ditës së djeshme është regjistruar edhe një lindje, ku në jetë ka ardhur një vajzë e shëndetshme./Gazeta Shneta/.




