Një studim i publikuar në revistën Nature Cardiovascular Research ka treguar se gratë fitojnë më shumë përfitime për zemrën nga ushtrimet fizike sesa burrat.
Sipas rezultateve, gratë që ushtrohen rreth 4 orë në javë e ulin rrezikun për sëmundje të zemrës me 30%, ndërsa burrat duhet të ushtrohen afro 9 orë në javë për të arritur të njëjtin efekt, shkruan Euronews trasnmeton Gazeta Shneta.
Edhe me më pak ushtrime, përfitimet janë të dukshme: vetëm 2.5 orë aktivitet fizik në javë ulin rrezikun e sëmundjeve koronare me 22% te gratë dhe 17% te burrat.
Sipas studiuesve, kjo diferencë lidhet me hormonin estrogjen dhe strukturën muskulare, që i japin grave një avantazh natyror në ruajtjen e shëndetit të zemrës.


