Spitali i Përgjithshëm në Pejë gjatë ditës së djeshme ka kryer 19 operime dhe 559 vizita specialistike.
Në raportin ditor e këtij institucioni thuhet se gjatë ditës së djeshme kanë lindur 7 foshnja – 4 djem dhe 3 vajza.
Sipas raportit, 186 pacientë ishin të shtrirë në spital, u realizuan 3,734 analiza laboratorike për 279 pacientë, 36 dializa, 84 Rëntgen, 42 ultrazëra dhe 10 MRI.
Po ashtu, janë kryer 15 ehokardiografi dhe 53 seanca fizioterapie./Gazeta Shneta/




