19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me coronaviris gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi nga 723 mostra të testuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë gjithashtu bëhet e ditur se 16 qytetarë të tjerë tashmë janë shëruar nga COVID-19 ndërsa nuk raportohet për të vdekur.
Në anën tjetër, MSh njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 126 doza të vaksinave anti- COVID.
Për më tepër se një vit në nivel vendi janë dhënë mbi 1,8milion doza të vaksinave kundër coronavirusit. Mbi 821 mijë qytetarë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës ndërsa 100 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë dhe përforcuese.
Vaksinimi kunder coronavirusit në Kosovë ka filluar më 29 mars 2021.
Aktualisht në nivel vendi janë415 raste aktive me SARS- CoV -2./ Gazeta Shneta/