Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 2733 persona për Covid-19, nga të cilët 19 persona kanë rezultuar pozitiv.
MSH poashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Sars-Cov-2, shkruan Gazeta Shneta.
Ndryshe Instituti Kombëtar ka regjistruar 177 qytetarë të shëruar nga sëmundja Covid-19, ndërsa numri aktiv i rasteve mbetet 2 mijë e 43.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar poashtu se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 2318 persona me vaksinën kundër Covid-19. Numri total i të vaksinuarve ka arritur në mbi 67 mijë persona. /Gazeta Shneta/