Asociacioni i Spitaleve Private të Kosovës (ASPKS) ka marrë pjesë në ngjarjen prestigjioze European Private Hospital Awards, e cila u mbajt në Madrid, duke përfaqësuar me krenari sektorin privat dhe publik shëndetësor të Kosovës në një platformë evropiane të rëndësishme.
Kjo pjesëmarrje u cilësua si moment krenarie për sistemin shëndetësor të vendit, duke reflektuar rritjen e komunitetit të kujdesit shëndetësor dhe përkushtimin e vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.
“Në të ardhmen, ASPKS do të ketë nderin të jetë nikoqire e edicionit të ardhshëm të European Private Hospital Awards në Kosovë, duke mirëpritur vendet anëtare të UEHP-së nga e gjithë Evropa.” thuhet në njoftimin e ASPKS.
Tutje, ASPKS theksoi se mbetet e përkushtuar në avancimin e standardeve të kujdesit shëndetësor, forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, si dhe në mbështetjen e institucioneve publike shëndetësore në vend./Gazeta Shneta/




