Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

OBSH: Milicia sudaneze RSF ka vrarë 460 persona në spitalin e el-Fasherit

Lajme 30/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Milicia e Forcave të Shpejta të Mbështetjes raportohet se ka vrarë qindra civilë në spitalin kryesor të el-Fasherit, disa ditë pasi ka pushtuar qytetin sudanez, ka thënë drejtori i agjencisë së OKB-së për shëndetësi.

Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se Organizata Botërore e Shëndetësisë ishte “e tmerruar dhe thellësisht e tronditur” nga raportimet për vrasjen e 460 personave në spital.

Më herët, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit tha se të martën luftëtarët e RSF-së “i vranë me gjakftohtësi të gjithë ata që gjetën brenda Spitalit Saudit, përfshirë pacientët, shoqëruesit e tyre dhe çdo person tjetër të pranishëm”, raporton BBCNews.

Rrjeti nuk dha shifra për viktimat, por tha se objektet mjekësore në qytet janë “shndërruar në thertore njerëzish”.

Po ashtu, Rrjeti i Mjekëve të Sudanit akuzoi RSF-në për rrëmbimin e gjashtë punonjësve mjekësorë, përfshirë katër mjekë, një farmacist dhe një infermiere, dhe raportoi se milicia po kërkon shpërblim mbi 150.000 dollarë për lirimin e tyre.

Sulmi i së martës ndaj Spitalit Saudit u raportua edhe nga Komiteti i Rezistencës së el-Fasherit, një grup aktivistësh lokalë, i cili tha se më pas mbretëroi “një heshtje e tmerrshme”.

Qyteti kishte qenë bastioni i fundit i ushtrisë në rajonin e Darfurit dhe u pushtua nga RSF-ja të dielën, pas një rrethimi 18-mujor të shënuar nga uria dhe bombardime të rënda.

Që nga shpërthimi i konfliktit në prill 2023, RSF-ja dhe milicitë arabe aleate në Darfur janë akuzuar për shënjestrimin e njerëzve nga grupet etnike jo-arabe, akuza që RSF-ja i mohon.

Me rënien e el-Fasherit, OKB-ja, aktivistët dhe agjencitë humanitare kanë shprehur frikë për fatin e rreth 250,000 njerëzve të bllokuar në qytet, shumë prej të cilëve janë nga komunitete jo-arabe.

Artikulli paraprakMbi pesë mijë të vaksinuar kundër gripit sezonal në Prishtinë
Artikulli i rradhës ASPKS pjesëmarrëse në European Private Hospital Awards në Madrid

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.