Një studim i fundit ka zbuluar se fëmijët reagojnë pozitivisht ndaj erërave të ushqimeve që kanë përjetuar gjatë shtatzënisë.
Hulumtimi, i udhëhequr nga Universiteti i Durhamit në Mbretërinë e Bashkuar, tregon se fëmijët e sapolindur që ishin ekspozuar ndaj erës së kastravecit dhe karrotës në bark, reaguan më mirë ndaj këtyre erërave pas lindjes shkruan MedicalXpress transmeton GazetaShneta.
Për të testuar këtë, kërkuesit analizuan shprehjet e fytyrës së fëmijëve pas lindjes, duke i ekspozuar ata ndaj aromave të karrotës, kastravecit dhe një erë kontrolli. Fëmijët që kishin qenë të ekspozuar ndaj karrotës ose kastravecit përmes konsumit të kapsulave me pluhur të këtyre ushqimeve nga nënat e tyre gjatë shtatzënisë, treguan reagime pozitive ndaj erërave të ushqimeve përkatëse.
Ky studim mund të ketë implikime për zhvillimin e zakoneve të shëndetshme të të ushqyerit tek fëmijët, duke treguar se ndjeshmëria ndaj ushqimeve mund të fillojë që në bark, duke ndihmuar në formimin e preferencave për ushqime të shëndetshme që nga një moshë e hershme. Kërkuesit sugjerojnë se mund të jetë e mundur të formohen preferenca më të shëndetshme ushqimore te fëmijët duke i ekspozuar ata ndaj këtyre ushqimeve gjatë shtatzënisë.


