Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Foshnja 6-muajshe palestineze humb jetën nga uria – nëna ndan pamje tronditëse të trupit të vajzës së saj

Lajme 26/07/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një foshnjë palestineze gjashtë muajshe që vuante nga kequshqyerja e rëndë vdiq në krahët e nënës në Gaza, duke u bërë një nga viktimat më të fundit të krizës së urisë që ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar, por që vazhdon të përkeqësohet.

Vajza – Zeinab Abu Halib – vdiq dje ndërsa nëna e saj po përpiqej ta çonte në një spital në jug të Gazës.

“Zeinab ka qenë vazhdimisht në spitale gjatë tre muajve të fundit”, i tha CNN-it sot nëna e saj, Israa Abu Halib.

“Më është dashur të ecja për më shumë se 30 minuta sepse nuk ka transport… Rruga me baltë ishte shumë e gjatë, moti ishte shumë i nxehtë, por vazhdova të ecja edhe pse isha e uritur dhe nuk kisha ujë”, shtoi ajo.

“Papritur ndjeva që ajo ndaloi së lëvizuri dhe së marrë frymë; trupi i saj u bë më i rëndë,” tha Abu Halib, “nuk di çfarë të them më. Sa foshnja të pafajshme si Zeinab duhet të vdesin nga uria që bota të zgjohet?”

Zeinab “vdiq nga komplikimet e kequshqyerjes së rëndë,” tha Dr. Munir al-Boursh, Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ajo u la të tretet derisa u bë vetëm lëkurë dhe kocka… Më shumë se 260 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeç në Gaza po vuajnë nga kequshqyerja,” tha al-Boursh.

Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tha se vdekjet e fundit e çuan numrin e vdekjeve të lidhura me urinë në 127 që nga fillimi i konfliktit, përfshirë 85 fëmijë. /Telegrafi/

Artikulli paraprakStudim: Mastektomia mund të parandalojë mbi 6 mijë raste me kancer gjiri çdo vit
Artikulli i rradhës Dështimi i 53-të, deputetët mblidhen sonte prapë në orën 22:00

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.