Një studim i ri nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Charlotte tregon se virusi H5N1, i njohur si gripi i shpendëve, po bëhet më i aftë të infektojë kafshët, përfshirë lopët, dhe deri tani ka infektuar të paktën 64 njerëz.
Ekspertët janë të shqetësuar se ky ndryshim mund ta bëjë më të lehtë përhapjen e virusit tek njerëzit. Virusi ka ndryshuar në mënyrë që të shmangë sistemin imunitar, duke e bërë më të vështirë mbrojtjen nga vaksinat e mëparshme, transmeton Gazeta Shneta.
Studimi përdori inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat dhe për të vlerësuar gatishmërinë për të trajtuar kërcënimet si gripi i shpendëve, që po përhapet me shpejtësi tek kafshët dhe punëtorët bujqësorë.
Studiuesit zbuluan se variacionet më të reja të virusit janë më të afta për të shmangur përgjigjet imunitare, gjë që mund të ulë mbrojtjen e vaksina dhe infeksioneve të kaluara./Gazeta Shneta/


