Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e mbrëmshëm që ndodhi në Prishtinë, ku u përdorën edhe armë, dhe u lënduan tre persona.
Në raportin 24 orësh thuhet se në rast është përdorur armë.
Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK. Viktima theksohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË Rr. Papa Gjon Pali, Prishtinë 18.06.2026 – 19:00. Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në raport.
LEXO EDHE:
Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, tre persona pësojnë lëndime


