Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Helmim i dyshuar nga ushqimi, 31 pacientë të hospitalizuar në Klinikën Infektive – 11 pozitivë me Salmonella

Lajme 15/07/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se është duke trajtuar një situatë me helmime të dyshuara nga ushqimi, ku deri më tani janë hospitalizuar 31 pacientë. Në mesin e tyre janë edhe pesë persona nga Komuna e Hanit të Elezit, ndërsa analizat laboratorike kanë konfirmuar 11 raste pozitive me bakterin Salmonella.

Sipas njoftimit të QKUK-së, gjatë datave 13, 14 dhe 15 korrik 2026, rreth 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore urgjente në Klinikën Infektive, pas shfaqjes së simptomave të ngjashme, transmeton Gazeta Shneta

Pas analizave të kryera, 11 raste kanë rezultuar pozitivë me bakterin Salmonella Enteritidis, i cili shkakton infeksion të zorrëve dhe lidhet shpesh me konsumimin e ushqimeve të kontaminuara.

“Ekipi shëndetësor konfirmon se të gjithë pacientët e shtruar janë duke marrë trajtimin e duhur dhe gjendja e tyre po shkon drejt përmirësimit,” ka bërë të ditur QKUK.

Në kuadër të këtyre rasteve, gjatë kësaj periudhe janë pranuar edhe pesë pacientë nga Hani i Elezit me simptoma të ngjashme.

Sipas deklaratave të pacientëve, dyshohet se numri i personave që kanë konsumuar ushqim në të njëjtin lokacion dhe që mund të jenë prekur është më i madh. Ndërkohë, ekipet shëndetësore po vazhdojnë ekzaminimet dhe monitorimin e gjendjes së pacientëve, ndërsa po punohet për identifikimin e burimit të saktë të infeksionit.

Klinika Infektive u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me konsumimin e ushqimeve, veçanërisht gjatë temperaturave të larta, pasi nxehtësia favorizon shumimin e shpejtë të baktereve.

Qytetarët këshillohen që në rast të shfaqjes së simptomave si të vjella, diarre, temperaturë të lartë apo dhimbje të forta barku pas konsumimit të ushqimit, të kërkojnë ndihmë mjekësore./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprak90 persona me simptoma helmimi në Han të Elezit, dyshohet se ushqimi i konsumuar në dy lokacione shkaktoi rastet
Artikulli i rradhës Helmimi i dyshuar në Han të Elezit, pesë pacientë trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së

Ju sugjerojmë

Helmimi i dyshuar në Han të Elezit, pesë pacientë trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së

15/07/2026 Lajme

90 persona me simptoma helmimi në Han të Elezit, dyshohet se ushqimi i konsumuar në dy lokacione shkaktoi rastet

15/07/2026 Lajme

Policia: 80 persona kërkuan ndihmë në QKMF në Han të Elezit, dyshohet se janë helmuar

15/07/2026 Lajme

Rreth 80 persona dyshohet se u helmuan nga ushqimi në një piceri në Han të Elezit

15/07/2026 Lajme

Spitali i Mitrovicës realizoi mbi 91 mijë vizita ambulantore në gjashtë muajt e parë të vitit

15/07/2026 Lajme

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, një me fatalitet

15/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.