Mbi 91 mijë vizita ambulantore janë realizuar gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 në ambulancat specialistike të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë.
Sipas statistikave të publikuara nga spitali, Pediatria dhe Emergjenca kanë qenë shërbimet me ngarkesën më të madhe të pacientëve, transmeton Gazeta Shneta.
Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026 janë realizuar gjithsej mbi 91 mijë vizita ambulantore, duke reflektuar një fluks të lartë të pacientëve në shërbimet specialistike.
Sipas të dhënave të publikuara nga institucioni, Pediatria ka regjistruar numrin më të madh të vizitave, me 17,898 pacientë, e ndjekur nga Emergjenca me 16,238 vizita.
Ndër shërbimet me numër të lartë të pacientëve renditen edhe Oftalmologjia me 7,395 vizita, Ortopedia me 6,215, Kirurgjia me 5,807, Shërbimi Internistik me 5,593, Otorinolaringologjia (ORL) me 5,542 dhe Urologjia me 5,525 vizita.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 3,226 vizita në Dermatologji, 2,992 në Neurologji, 2,914 në Fiziatri, 2,275 në Pulmologji dhe 2,178 në Gjinekologji.
Numër më i ulët i pacientëve është evidentuar në Psikiatri, ku janë realizuar 952 vizita, si dhe në Repartin Infektiv, me 349 vizita./Gazeta Shneta/



