Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shqipdona Lahu shpërblehet me çmimin ndërkombëtar për doktoraturën më të mirë në Universitetin Teknik të Mynihut

Lajme 31/10/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Doktorata e mbrojtur nga Shqipdona Lahu është vlerësuar si doktoratura më e mirë për periudhën 2024–2025 në Universitetin Teknik të Mynihut, një nga universitetet më prestigjioze në Gjermani dhe në Bashkimin Evropian.

Për këtë arritje  Fondacioni “Dimitris N. Chorafas” i ndau Çmimin e vitit 2025 në fushën e Shkencave të Jetës dhe Mjekësisë (Life Sciences and Medicine), në shenjë mirënjohjeje për kontributin e saj shkencor, shkruan Gazeta Shneta.

Shqipdona Lahu mbrojti temën e doktoraturës me titull: “Novel aspects of antiplatelet drug therapy in patients undergoing percutaneous coronary interventions”, nën mentorimin e Prof. Dr. Adnan Kastratit, një prej shkencëtarëve shqiptarë më të njohur në botë.

Mbrojtja u zhvillua para një komisioni ndërkombëtar të përbërë nga ekspertë gjermanë dhe zviceranë, duke marrë vlerësimin më të lartë akademik “Summa cum laude”, dhe duke u promovuar si Doktor i Shkencave Mjekësore (Ph.D.).

Gjatë punës kërkimore, Lahu ka kontribuar me mbi 25 punime shkencore të publikuara në revista ndërkombëtare prestigjioze të mjekësisë, si autore e parë dhe bashkautore, dhe ka marrë pjesë në konferenca e kongrese ndërkombëtare në fushën e kardiologjisë.

Në vitin 2022, ajo u pranua si Fellow në Shoqatën Evropiane të Kardiologjisë (FESC), duke u renditur mes emrave të njohur të kësaj fushe.

Aktualisht, Shqipdona Lahu është në specializim në Klinikën Universitare të Kardiologjisë, Deutsches Herzzentrum në Mynih, ku vazhdon të kontribuojë në kërkimin shkencor dhe praktikën mjekësore në kardiologji./GazetaShneta/

Artikulli paraprakCOVID-19 gjatë shtatëzanisë lidhet me rrezik më të lartë për çrregullime neurozhvillimore te fëmijët
Artikulli i rradhës Studimi zbulon realitetin e jetës me hipersomni idiopatike

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.