Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

IKSHPK, Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit, projekt kundër duhanit

Lajme 01/04/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtoresha ekzekutive e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Ardita Baraku, ka ngritur shqetësimin për rritjen e përdorimit të duhanit tek të rinjtë në Kosovë, duke theksuar se industria e duhanit vazhdon të synojë këtë grupmoshë përmes formave të ndryshme të marketingut.

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, Baraku tha se të dhënat e fundit tregojnë një trend në rritje të duhanpirjes tek adoleshentët, veçanërisht në moshat 13 deri në 15 vjeç.

Baraku foli edhe për rrezikun në rritje nga cigaret elektronike, të cilat po promovohen si më pak të dëmshme, por që sipas saj paraqesin një formë të re të joshjes për fëmijët dhe të rinjtë, sidomos përmes aromave të ndryshme dhe dizajnit tërheqës.

Në këtë kuadër, ajo prezantoi edhe një projekt të ri që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Arsimit, garën kreative kundër duhanit për nxënësit e klasave 6 deri në 9 në gjithë Kosovën. Sipas saj, kjo nismë synon që përmes angazhimit të drejtpërdrejtë të nxënësve, tema e duhanit të bëhet pjesë e diskutimeve në shkolla, familje dhe shoqëri.

Nxënësit mund të kontribuojnë me vizatime, video apo animacione me mesazhe kundër duhanit, ndërsa punimet më të mira do të publikohen dhe përdoren në fushata vetëdijësuese. Ajo tha se fituesit do të pajisen me certifikata “Ambasador i shëndetit publik”.

“Planifikohet të bëhet edhe një ekspozitë ose paraqitje e punimeve në ditën ose rreth ditës kur bëhet manifestimi qendror, t’i afrojmë edhe pak hapësirë mediale atyre të rinjve të flasin se pse janë angazhuar, çka kanë dashur të pasqyrojnë përpos fuqizimit të të rinjve edhe dhënies së hapësirës që ata të bisedojnë për një problem, njëkohësisht duhani bëhet temë e diskutimit në orë të mësimit kur të flasin me arsimtarët e tyre, prandaj aktualizohet edhe njëherë dëmet nga duhani edhe përfitimet qoftë nëse janë duhanpirës ti largohen asaj shprehie”, tha ajo

“Prandaj ky ka qenë qëllimi që t’i angazhojmë të gjithë të rinjtë, ta bëjnë temë diskutimi, të mësojnë diçka ata për vete, të angazhohen, t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, sepse në shëndetin publik është shumë me rëndësi bashkëpunimi me qytetarin”, shtoi ajo.

Artikulli paraprakKlinika e Pediatrisë fillon endoskopinë gastrointestinale dhe PEG -ut te fëmijët
Artikulli i rradhës Zbulohet testi i ri gjakut që zbulon formën aktive dhe ngjitëse të tuberkulozit

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.